Përmbytjet e vitit 2011, banorët e Nënshkodrës përsëri në protestë

redaktor

Banorët e Nënshkodrës, të përmbytur gjatë vitit 2011, iu rikthyen përsëri protestave, ndërsa javën e ardhshme paralajmëruan tubimet në Tiranë, para Parlamentit. Më herët ata kishin deklaruar se do t’i linin 2 javë afat qeverisë që t’i dëmshpërblejë për dëmet që u janë shkaktuar nga përmbytjet, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje apo reagim nga instancat shtetërore. Ata kanë protestuar disa herë në Shkodër për këtë, duke bllokuar edhe aksin kryesor të rrugës Shkodër-Tiranë, nga ku kanë theksuar se nuk do të ndalen derisa qeveria t’i dëmshpërblejë totalisht për dëmet, të cilat sipas tyre qeveria “Berisha” ua ka borxh. Gjithashtu ata paralajmëruan me bojkot të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Kurse policia vendore njoftoi se nisi procedimin për tubim të paligjshëm dhe bëri shoqërimin e 5 personave për këtë çështje, pasi bllokuan rrugën kryesore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *