Përmbytjet në Afganistan vrasin 17 persona

Bora Basholli

Shirat e shumta shkaktuan përmbytje në Afganistanin perëndimor,  duke vrarë të paktën 17 vetë dhe shkatërruar me qindra shtëpi”, tha një zyrtar i qeverisë këtë të shtunë.

“Prej dy ditësh mbetën të vdekur 12 persona në  Jawzjan dhe dy të tjerë në Badghis, krahina që kufizojnë Turkmenistanin”, tha Hasibullah Shir Khani, një zëdhënës i Autoritetit Kombëtar të Administrimit të Katastrofave në Afganistan.

Dy të tjerë u vranë në Herat dhe një tjetër në provincën Sar-e Pul”, shtoi ai. Më shumë se 500 shtëpi u shkatërruan.

Përmbytjet kanë krijuar tashmë një situatë të dëshpëruar. Qindra mijëra njerëz janë zhvendosur në Afganistanin perëndimor nga thatësira e madhe e vitit të kaluar. Përmbytjet në fillim të marsit shkaktuan shkatërrime të mëtejshme dhe e vunë vjeljen e grurit të këtij viti në rrezik.

Përmbytjet kanë shkatërruar qindra shtëpi, disa vende historike, mijëra hektarë tokë bujqësore, ura dhe autostrada”, tha Jilani Farhad, një zëdhënës për provincën Herat.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *