Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në jug dhe në lindje të Kinës kanë lënë mbi 200 persona të vdekur ose të zhdukur.
Autoritetet po ashtu raportojnë për dëme të mëdha në prona dhe humbje mbi 7 miliardë dollarë në të korra.
Siç raporton agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua, 17 milionë njerëz në provincat Hubei dhe Anhui janë prekur nga përmbytjet.
Shirat e furishëm kanë nisur që më 18 qershor dhe meteorologët parashikojnë vazhdimin e tyre edhe gjatë kësaj jave.
