Përmbytjet në Shkodër, mbërrijnë forcat e ushtrisë, dëme të mëdha në tokat bujqësore

J L

Reshjet e shiut gjatë natës kanë sjellë përmbytje të shumta në Shkodër.

Kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi ishte në Obot, një ndër zonat më problematike.

Ademi tha se situata është përkeqësuar. Rruga e Obotit është e pakalueshme.

Sipas saj deri më tani nuk ka nevojë për evakuime, por ka dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore, ku nën ujë janë rreth 1600 ha tokë.

“Situata nga mbrëmë deri sot është përkeqësuar. Deri në këtë orë kemi 1600 ha tokë të përmbytur. Hidrometri në Urrelë dhe Dajç shënon 6 metër mbi nivelin e detit duke u rritur 20 cm nga mëngjesi deri tani. bëhet fjalë për probleme në Obot. Këtu jemi në Obot, në NJA Ana e Malit. Kemi probleme Obligë, Muriqan,  në Reç, kemi probleme në Anën e Malit, edhe në Gurin e Zi.

Rruga e Obotit është e pakalueshme. Ka 60 cm lartësi të ujit mbi ujë. Kemi komunikuar me forcat e ushtrisë. Ata sot në mëngjes, para gjysmë ore u soll një mjet për të bërë kalimin e të gjithë atyre që kanë nevojë për aksesin. Në Obot kemi hequr mbrëmë pompat e ujit për shkak të prezencës së ujit të ujësjellës. Shpresoj shumë që të mos kemi probleme. Ka një rritje që më shqetëson. Që do të thotë edhe për përmbytje të tokave të mbjella. Bëhet fjalë për një dëm të konsiderueshëm.

Kam një komunikim nga kesh Aoër 2700 metër kub prurje në kaskadë. Ky informacion duhet të konfirmohet në mënyrë zyrtare. Nuk kemi probleme deri më tani në liqenin e Shkodrës.

Në këto momente nuk kemi nevojë për evakuimin, nevojën e kemi vetëm për transport. Këtu duhet të marrim një përgjegjësi që na takon të gjithëve, nëse ka nevojë për evakuim, kemi 200 shtretër të gatshëm. Në Dajç nuk ka energji. Do të verifikojmë të gjitha”, tha Ademi.

Ndërkohë mjetet e para të Forcave të Armatosura kanë mbërritur në Obot.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Permbytjet nuk u shkaktojne deme te medha dhe as te vogla tokave bujqesore.Perkundrazi tokat e kripuira dhe tokat acide i kullojne.Po te ishte ashtu permbytjet periodike te Nilit do ta kishin skretuar Egjiptin.Ne fakt ka ndodhur e kunderta.Tani do fillojne fshataret te luajne komedi,te therrasin e bertasin per deme te pallogaritshme,,qe ne fakt ata e urojne kete shi per tokat e tyre,sidomos fshataret e zonave bregdetare.
    Rshte nje Rrok Frrok Coku qe ka nje fidanishte prane HEC Vadejes,qe paradite zhytet ne uje qe ta kapin kamerat,pasdite vete bertet tek porta e Hidrocentralit:-Hapni portat ereeee! Qe te permbytet fidanishtja e tij.

  • Po u tallet me kanalet qe ju la Enveri. Vodhet gjithe pusetat e i shitet per skrap, do ju bente demokracia cdo gje te re ore budallenj shikoni ci bete vetes dhe tani sigurisht do permbyteni. Me keq do e pesoni per gjithe shkaterrimet qe i keni bere sistemit te kanalizimeve.Me vjen keq per keto fjale por duhet shikuar realiteti ne sy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *