Përmbytjet/ Rama: Do kompensoheni, por sigurimi do bëhet i detyrueshëm

Leda Hysa

Qeveria do të kompensojë të gjithë të dëmtuarit nga përmbytjet.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Komitetit të Menaxhimit të Emergjencave.

Rama ka theksuar nga mbledhja e Komitetit të menaxhimit të emergjencave se “ka mbaruar emergjenca e motit dhe ka nisur faza e dytë: Reagimi ndaj pasojave në çdo aspekt!”.

“Sa na takon ne, do të bëjmë maksimumin siç kemi bërë herën e shkuar që nuk kemi lënë askënd pa kompensuar deri në fund për dëmet që kanë pasur. Është shumë e rëndësishme të bashkëpunohet ngushtësisht me prefektet dhe pushtetin vendor”, tha Rama.

Por kjo situatë nuk mund të vazhdojë gjithmonë kështu, tha Rama.

Ai shtoi se sigurimi i banesave dhe biznesit nga fatkeqësitë natyrore do bëhet i detyrueshëm me ligj.

Sipas Ramës, ne jemi i vetmi vend që nuk sigurohemi nga fatkeqësitë natyrore.

“Përparësi është  marrja e nismës ligjore për sigurimin e banesave dhe bizneset nga përmbytjet. Duhet sensibilizuar të marrin masa të sigurohen nga fatkeqësitë natyrore në mënyrë që dëmet e tyre të kompensohen plotësisht dhe në kohë reale në bazë të këtij mekanizmi,” tha Rama.

Tani është momenti për të çuar para fazën e dytë, atë të kapërcimit të pasojave në radhë të parë për familjet e prekura dhe sigurisht edhe për ato pjesë të infrastrukturës që janë jetike për lëvizshmërinë dhe garantimin e vazhdimit të jetës normale. Fakti i shembjes së një numri të konsiderueshëm urash flet qartë për potencialin katastrofal të situatës nëse shumë investime mbrojtëse nuk do të ishin bërë në këto dy vjet, por e kemi parë se ka pika të dobëta ku duhet ndërhyrë me përparësi”.

Share This Article
4 Comments
  • Edi Rama perpara se te flase brockulla enveriste pa piken e llogjikes kapitaliste, le te lexoje pak abetaren e sigurimeve te prones ne vendet kapitaliste,

    sepse:

    NUK KA SHOQERI SIGURIMESH NE BOTE QE TE PAGUAJE PER PERMBYTJE QE PERSERITEN DISA HERE BRENDA NJE VITI

    dhe:

    Edhe sikur fshataret dru me pre te siguronin tokat e tyre tek SIGAL-i kjo shoqeri austriake do t’i kerkonte LEKAT tek qeveria e Rilindjes si fajtore kryesore e permbytjeve te vazhdueshme dhe ne rast refuzimi do t’i conte ceshtjet ne Strasburg njashtu si CEZ-i dhe do t’i merte LEKAT me interesa dhe kamat vonesa

    PO PSE ME METODA ENVERISTE SI RUFJAN KOMUNIST DO TA DREJTOJE SHTETIN KAPITALIST EDI RAMA?

  • jo siguracioni me detyrim por nje reforme radikale per rregullimin e qendrave te banuara dhe jo te ndertojne katunaret mbi tokat e zanuna,jo kompensime nga shteti me, cdo shtepi apo mall duhet te kete siguracionin e thjeshte si dhe ate te fatkeqesive natyrore..Ne qofte se nuk ke siguracion bankat nuk duhet te japin kredi dhe cdo fatkeqesi apo aksident te pergjihjet vete i zoti.Ligji dhe zgjidhja eshte e thjeshte…merreni kopje nga Amerika

  • ka dhe fllad siguracioni.Shteti dihet te beje bonifikimin dhe ti heqi te gjithe shtepiat qe jane shperndare si koqe misri ne lame neper fusha buqesore.DUHET VIJA E VERDHE PERSERI

  • Opaa plasen perseri koncesioneteeee!!!
    Jepini shoke brohoritni se akoma nuk u ka pire piken e fundit te gjakut kryepsikopati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *