Përmbytjet, Serbia i ofron ndihmë Shqipërisë

DITA Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka ofruar ndihmë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, pas situatës së përmbytjeve katastrofike që e kanë përfshirë Shqipërinë.

Në njoftimin e Presidencës së Serbisë thuhet se Vuçiç ka shprehur keqardhje për shkak të përmbytjeve.

Ai ka thënë se Serbia është e gatshme t’i ofrojë ndihmë teknike Shqipërisë në parandalimin e pasojave më të mëdha nga kjo katastrofë humanitare, transmeton lajmi.net.

Ndihmë Shqipërisë i ka ofruar edhe Kosova dhe tashmë forcat emergjente të MPB-së kanë arritur në Fier.

Edhe FSK-ja është e gatshme t’i ofrojë mbështetje Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Share This Article
1 Comment
  • Kur tjetri te ofron ndihme, s’ke arsye qe te mos ia pranosh. Edhe Kosoves, edhe Serbise. Ndihmohen popujt, jo qeverite. Pastaj, pse u dashka te jetojme vetem me paragjykime me fqinjte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *