Situata e motit paraqitet e vështirë edhe në Sarandë dhe në Delvinë.
Prurjet e lumit të Kalases në urën e Gajdarit janë rritur duke përmbytur shumë hektarë tokë, ndërsa në rrezik janë edhe shtëpitë që ndodhen pranë lumit kurse banorët janë evakuuar, raporton Ora News.
Në Metoq lumi Bistricë ka përmbytur magazina të shumta, ndërsa nën ujë ndodhen sipërfaqe të tëra toke.
Gjithashtu është përmbytur fusha e Çukës, ndërsa vërshimi i ujërave sa vjen dhe rritet.
Në bashkinë Konispol lumi Pavllo ka sjellë prurje të mëdha.
Në Delvinë është bllokua rruga për në fshatin Vanë. Janë përmbytur shume ha toke bujqësore dhe janë bllokuar bagëtitë e imta për momentin rruga e pakalueshme.
Është çare edhe argjinatura rreth urës se Vanës. Ura që lidh Vergon me Fushë Verrin është e bllokuar. Lumi Gurra ka vërshuar mbi urë dhe ka ndërprerë komunikimin midis fshatrave, ura është në rrezik shembjeje.
