Një 22-vjeçar është arrestuar në Këlcyrë nga policia e Përmetit pasi akuzohet se ka përdhunuar një të mitur.
Burime nga policia rajonale bëjnë me dije se në prangat e policisë ka rënë 22-vjeçari Sadik Lamçellari nga Këlqyra e Përmetit.
Sipas policisë, i riu, rreth orës 11.00, të ditës së djeshme në Këlcyrë, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 17-vjeçaren me inicialet S.S, e cila ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Përmet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Hapura në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë bërë arrestimin e 22-vjeçarit për veprën penale të “Kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura”.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.
