Përmet, grekët me armë dhe metalkërkues floriri, prangosen

anazapta

Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Gjirokastër arrestuan dy ditë më parë në pikën kufitare të Çarshovës në Përmet, shtetasin grek Stavros Varnitzionis, 54 vjeç, banues në Krysupolis, në Kavalla. Gjatë kontrollit të mjetit tip “Citroen”, me targa KOZ6800, që drejtohej nga  i afërmi tjetër grek Kristo Krisafiadhis. Poshtë sediljes së pasme ishte fshehur një armë pushkë dhe 45  fishekë. Gjithashtu u gjet edhe një aparat metalkërkues për flori. Dy të dyshuarit grekë u ndaluan për trafik dhe hetohen nga Krimet e Rënda Tiranë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *