Një 54-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur në Përmet, në lagjen “Bjamet”, ku Shkëlqim Makashi është vetëflijuar, duke u hedhur nga lartësia. Policia tha se 54-vjeçari vuante nga depresioni. Ai ishte i divorcuar dhe kishte probleme me alkoolin.