Përmet, përplasje për Pallatin e Kulturës

redaktor

Përplasje mes zyrës së Përmbarimit dhe komunitetit Ortodoks në Përmet. Në bazë të një vendimi të gjykatës zyra e Përmbarimit ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe ka dorëzuar pranë Bashkisë së Përmetit Pallatin e Kulturës, të zaptuar 16 vite më parë nga Kisha Orthodokse.
Por përmbaruesit kanë hasur në rezistencën e priftërinjve ortodoksë, si dhe besimtarëve që ndodheshin në kishë. Përmbaruesit të mbështetur dhe nga policia private kanë ndërhyrë me forcë, duke larguar nga Pallati i Kulturës, ikona të Kishës, këmbana, si dhe materiale të tjera. Përmbaruesit kanë hequr kryqin nga godina e Pallatit të Kulturës dhe kanë vendosur atje flamurin shqiptar.
Aksioni

Kryetari i zyrës Përmbarimore, Fatos Alimadhi, deklaroi se përfaqësuesit e kishës kanë përdorur forcën dhe presione për të bllokuar punën.  “Përmbarimi thjesht ka ekzekutuar një vendim të formës së prerë të Gjykatës Kushtetuese, veprim që duhet të ishte zbatuar 10 vite më parë”, tha Alimadhi. Përfaqësuesit e Kishës ortodokse në Përmet pretendojnë pronësinë e truallit, ndërkohë që të gjitha shkallët e gjyqësorit kanë rrëzuar pretendimet e saj. Ambientet në Pallatin e Kulturës tashmë do t’i kalojnë Bashkisë së Përmetit. Godina dykatëshe, dikur krenaria e përmetarëve, ka heshtur së funksionuari në vitin 1997. Prej 16 vitesh objekti në fjalë është bërë “mollë sherri” midis Bashkisë së Përmetit dhe Kishës Orthodokse. Të dyja palët kanë pretenduar pronësinë, por askush nuk i ka dalë zot. Pallati i Kulturës u ndërtua 51 vjet më parë, në vitin 1962. Pas Luftës së Dytë Botërore, në truallin ky është ngritur Pallati i Kulturës dhe lulishtja e qytetit, jetonin në baraka 30 familje. Në vitin 1958 u shpërngulën, pasi sistemi komunist hartoi një plan rregullues. Në nëntor të vitit 1962 u inaugurua lulishtja e qytetit sëbashku me Pallatin e Kulturës. Gjykata Kushtetuese në vitin 2002 ka vendosur në favor të pushtetit vendor, por prej 11 vitesh ky objekt u mbajt forcërisht nga Kisha Ortodokse. Pallati i Kulturës funksionoi si objekt fetar prej 26 majit 1997, falë një vendimi të Komisionit të Pronave të rrethit të Përmetit. Pallati i Kulturës, me sipërfaqe rreth 6000 metra katror, figuron me nr. pasurie 16/9, ndërsa Zyra e Përmbarimit ka tentuar 15 herë të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por fatkeqësisht janë penguar nga përfaqësuesit e Kishës.

 

Greqia: E papranueshme, urojmë të jetë bërë pa dijeni të qeverisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka reaguar në lidhje me ndërhyrjen e përmbarimit në Përmet për të kthyer në identitet Pallatin e Kulturës së këtij qyteti, që prej gati 16 vjetësh ishte kthyer në Kishë Ortodokse. Zëdhënësi i kësaj Ministrie, Konstantinos Koutras, duke iu përgjigjur interesit të medias shprehu shqetësimin e thellë për atë qe e quajti “incident i dhunshme në Kishën e Virgjereshës Mari në Përmet.”

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme u shpreh se Priftërinjtë e Kishës u nxorën forcërisht, në ditën e kremtimit të festës së Shën Mërisë, u nxorën jashtë objektit vula e Kishës, ikonat dhe enët e shenjta, dhe nuk u lejuan besimtarët të hynin në vendimin e adhurimit. Të gjitha këto, theksoi zëdhënësi, janë akte të papranueshme dhe të dënueshme, pavarësisht çdo pretendimi ligjor.

Ministria e Jashtme e shtetit fqinj i kujton Shqipërisë se “Respekti për lirinë fetare, mbrojtja e vendeve të adhurimit dhe ushtrimi i të drejtës së besimit është një detyrimet themelore që një shtet ka ndaj shtetasve të tij si dhe një standard europian që duhet respektuar.

Në fund të reagimit të tij zëdhënësi Koutras theksoi se shpreson që këto veprime të jenë kryer pa qënë në dijeni qeveria shqiptare. Ai dekalroi se Ambasada greke dhe autoritetet konsullore janë duke e monitoruar nga afër këtë çështje.

Share This Article
4 Comments
    • Shteti te demshperbleje gjithe komunitetet fetare dhe tu ktheje pronat qe u ka vjedhur,pastaj te tregoje forcen.

    • Akti i kryer sot ne Permet eshte nje akt i kurdisur ne kuzhinat e luftes kunder krishterimit.Ka mbi 15 vjet resht qe nuk rresht kjo lufte here e hapur e here e kamufluar qe organizohet nga fryme e ndyre e fondamentalizmit. Ish shtepia e kultures eshte ndertuar mbi trojet e kishes te Shen Mrise se Pazarit. Per kate ka dokumentacion te sakte vizual te viteve te hershme. Kryeorganizatori i kesaj maskarade eshte ish drejtori i kultures Kastriot Bezati i cili pasi vodhi e shiti te gjitha materialet muzeale u tur kunder kishes ortodokse si xhonturqit qemoti qe shkateruan Frasherin qysh me 1914. Neser cdo gje do te sqarohet dhe do te vihet ne vend.Drejtesia duhet te gjykoje me mendje te ftohte e jo me ndjenjen e luftes fetare.

  • Nuk ndodh dot, ajo qe sugjeron me nervozitet 007.
    Sepse prona nuk iu kthye pronarit ne kete soj demokracie kuqaloshe;
    por edhe sepse, sado kuqalosh e internacionaliste qe jane, ata jane sado pak shqiptar, 007.

    Po flasim per domosdone e nje shteti shqiptar, per shqiptaret.
    Edhe religjionet, jane pjese e kesaj strukture: kishe e xhami shqiptare.

    A mund te vij nje I Huaj dhe te kerkoj pronen e nje kishe shqiptare?!

    Nese presidentet tane, qe nga i pari tek i mbrami ne pluralizem, do ta kishin bere qytetar shqiptar janullatosin, ai rrezikonte t’i merrte keto prona, por ja qe -megjithe marrezite e poshtersite e tyre shqiptare, presidentet tane rezultojne shqiptare, dhe e kane shtyre dhenien e qytetarise hiresise Janullatos per ne..kalendat greke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *