Përmet, plaçkitnin pusetat e kanaleve kulluese, 2 të arrestuar

anazapta

Operacion  për parandalimin e vjedhjeve të pusetava metalike në akset rrugore dhe në brendësi të qyteteve të qarkut Girokastër. Arrestohen në flagrancë në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet dy të dyshuar nga Tepelena. Sekuestrohen si prova 74 zgara metalike të kanaleve kulluese të akseve rrugore nacionale. Të ndaluarit janë K. Dura, 42 vjeç dhe O. Halili, 30 vjeç. Të dyshuarit lëviznin me automjetin tip “Benz” me targa AA396CV, dhe janë kapur në flagrancë duke vjedhur pusetat metalike dhe ndaj tyre u ngrit akuza “vjedhje në bashkëpunim”.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *