Përmet, plagosja me thikë, pranga xhaxhait, në kërkim nipi

anazapta

Një plagosje me thikë dhe sende të forta ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Përmet, pas një konflikti mes dy të rinjsh, ndërkohë ditën e djeshme policia ka bërë të mundur arrestimin e një prej personave të dyshuar në krim. Mësohet se i plagosur mbeti Edmond Mamushi, i cili është transportuar  me helikopter drejt Tiranës, ndërsa në pranga të policisë ka rënë Artan Hoxha, 50 vjeç. Sipas policisë, xhaxha dhe nip kanë plagosur për motive të dobëta Mamushin, ndërsa policia ka shpallur në kërkim Julian Hoxhën, nipin e të ndaluarit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *