Një vajzë nga Përmeti do të përfaqësojë Massachusetts në konkursin e bukurisë
Miss Usa 2015. Polikseni Manxhari është shpallur “Miss Massachusetts USA”, gjë që i jep të drejtën të jetë pjesë e konkursit për më të bukurën e Amerikës
Ajo është vajza e dy emigrantëve shqiptarë në USA, Arben dhe Alma Manxhari, ndërsa mësohet se aktualisht ajo po ndjek studimet për psikologji në Northeastern University.
Polikseni paralelisht me shkollën punon edhe në departamentin e burimeve njerëzore si koordinatore rekrutimi për Neë England Team, Inc.

