Jemi nisur nga Tirana nga ish parku i autobusëve për në Përmet, në qytetin e traditës historike, mençurisë, por edhe të trëndafilave dhe turizmit. Na thanë se rruga është e gjatë, rreth 210-230 km me dy itinerare: njëri, Tiranë-Fier-Ballsh-Lekël-Këlcyrë-Përmet, dhe, tjetri nga rruga e re, Levan-Tepelenë-Gryka e Këlcyrës-Përmet. E gjithë lugina e Vjosës është e bukur, por gryka e Mezhgoranit dhe ajo e Këlcyrës janë mahnitëse. Ndërsa më tej, pasi lë pas Këlcyrën, me hapësirën që të faqet deri në Përmet, frymëmarrja është më e plotë, ajri më i fresk. Për atë që shkon për herë të parë në këtë rrugë emocionet janë të mëdha dhe të papërshkrueshme, aq më tepër kur ke të bësh Përmetin, qytetin më të bukur, më të pastër dhe më të civilizuar të Shqipërisë jugore.
I vendosur buzë Vjosës e rrëzë malit të Dhëmbelit, Përmeti është një nga qytetet më tërheqës dhe më atraktivë nga pikëpamja turistike në shkallë kombëtare. Ky vend i mrekullueshëm dhe i veçantë, frymëzoi poetin e madh kombëtar Naim Frashëri për të krijuar poemën e tij të famshme “Bagëti e bujqësia“. “Do këndoj bagëtinë, që mbani ju e ushqeni/o vëndthit e bekuar ju mendjen ma dëfreni“, shkruan Naimi, dhe me këtë ka parasysh përmetarët e mrekullueshëm si dhe natyrën e rrallë të këtij vendi, ku kurora e gjelbër ka zbukuruar hijshëm kryet e qytetit të vogël, ndërsa Guri i Qytetit, është kthyer në simbol identifikues, në emblemë të tij.
Për shkak të pozicionit gjeografik shumë të favorshëm, klimës së tij të përshtatshme e sidomos mikpritjes mbresëlënëse, Përmeti është një zonë që ka një shkallë të lartë vizitorësh të huaj dhe vendas.
Rrethi i Përmetit ka një klimë mesatare klasike me temperatura mesatare që varijojnë, në dimër 10-12 gradë C dhe në verë 25-28 gradë C. Qyteti i Përmetit si njësi administrative daton rreth shekullit XV-të dhe origjina e emrit të tij ka humbur në legjenda. Në pjesën jugperëndimore të tij ndodhen rrënojat e një kalaje ilire, ndërsa “guri i qytetit“ (monument kulture) përbën një vendbanim të hershëm dhe pikë vrojtimi karvanesh në shekujt 18-19-të. Sot qyteti i Përmetit ka marrë pamjen e një qyteti modern pas rregullimeve urbanistike të kryera ndër vite. Ai ka arkitekturë tipike me një shesh qendror dhe me rrugë që zbresin nga kodrat e Bolëngës në qendër të qytetit buzë Vjosës, ku ka rrugë paralele me lumin si dhe shumë sipërfaqe të gjelbëruara me lulishte plot lule e trëndafila shumëngjyrësh.
Në pjesën lindore të tij ndodhen ujërat termale të Benjës, të njohura për vlerat kurative si dhe për kanionet shkëmbore të Langaricës me Shpellën e Pëllumbave.
Historikisht udhëtarë të huaj si Evia Çelebi, Pukëvili, Edit Durham etj, kanë folur me konsiderata të veçanta për këtë vend, për mirëpritjen, bujarinë, pastërtinë e popullsisë përmetare. Kështu E. Çelebi në botimin e tij me titull “Shqipëria para dy shekujve“, për vizitën që ka bërë në Përmet shkruan “kështjellën e Përmetit…pikë së pari e kanë themeluar romakët…Klima e Përmetit është e butë dhe e bukur“. Ndërsa Edit Durham, në librin “Brenga e Ballkanit“ shkruan: “Përmeti me qiparisat e bukura të botës…“. Ndërsa ajo shpreh edhe mendime shumë të mira për amvisat përmetare, të cilat sipas saj janë më të mira se ato të Holandës.
Qyteti i Përmetit është sinonim i një qyteti me mikpritje të rrallë, qytet i luleve, veçanërisht i trëndafilave, qytet i këngëve popullore lirike me saze, qytet i verës dhe i rakisë, qytet i glikove unikale si ajo e arrës, kajsisë, kumbullës etj.
Pjesa e vjetër e qytetit ka rrugica karakteristike me kalldrëm dhe shtëpi me arkitekturë të veçantë, ndërsa në periferi ka disa ura tipike me harqe, ndërtuar në shekullin e 18-të, si ajo e Katiut, Bënjës etj. Gjithë kjo trevë është kulturëdashëse. Është vendlindja e pishtarëve të Rilindjes Kombëtare vëllezërve Sami, Abdyl e Naim Frashëri, i Atë Stath Melanit, i dhjetëra dijetarëve, studiuesve, artistikëve në fushën e pikturës, skulpturës, historisë, gjuhësisë, muzikës popullore si Dora D’istra, Odise Paskali, Janaq Paço, Fatmir Haxhiu, Hektor Dule, Stefanaq Pollo, Androkli Kostallari, Nonda Bulka, Kristo Frashëri, Mentor Xhemali, Laver Bariu, Tefta Tashko etj. Në qytet e rreth tij ka shumë objekte e monumente kulture si: kisha postbizantine e Shënepremtës, e Leusës, Kosinës, Bualit, Bënjës.
LARG DUART NGA LANGARICA!
Jam një qytetare me origjinë nga Dangëllia, ndonëse lindur e rritur në Tiranë. Kur kam parë për herë të parë kanionet e Langaricës dhe bredhin e Hotovës (isha fëmijë), i kam thënë tim eti, aso kohe ushtarak: “Përse nuk vijmë të jetojmë këtu, o babi? Është më bukur se në Tiranë!“.
Vitet ikën, unë u rrita e koha e solli të shkoj këtë vit në Bënjë për llixhat e saj të njohura, madje që nga epoka romake; ndoshta dhe emri i Bënjës (Banja) nga gjuha latine duhet ta ketë origjinën. Ishte hera e parë për mua: një impakt i tillë i jashtëzakonshëm, një superadremalinë. Surpriza fillonte që në Grykën e Këlcyrës e deri në brendësi të kanionit, matanë Urës së Katiut. Nuk di çfarë t’u them! Pashë aty një simfoni të vërtetë të natyrës jugore: lumin Langarica që dilte i bollshëm nga kanionet e derdhej në Vjosë, vetë kanionet si një tortë e çarë me dorë nëpër lakaderdhjet e Langaricës, mali madhështor i Nëmërçkës me Majën e Dritës, të ndriçuar deri vonë në mbrëmje, dhe vetë mrekullia e Zotit: ujërat termale që buronin nga rrëzat e shkëmbinjve, të ngrohta e të ftohta, si një dhuratë hyjnore për njeriun. Vaskat e ujit në qiell të hapur, të rrethuara me prita gurësh, ajri i freskët malor, argëtimi i syrit me natyrën përreth, shijimi i perimeve dhe frutave të zonës, ishin surpriza e vërtetë e kësaj vere.
Falënderoj banorët e Përmetit e të zonave përreth, të cilët e kanë mbajtur këtë vend qelibar të paprekur e të pastër nga ndotjet e “demokracisë“. Një komunitet i kulturuar ky që di të bëjë diferencën….Të huajt që vinin aty me pajisjet e tyre mbi kurriz për trecking, ishin të panumërt: gjermanë, italianë, polakë, francezë, çekë etj. Dy vajza franceze nga Nanta, të akomoduara në një çadër pushimi na thanë: “S’kemi parë vend më të bukur! Lum ju që e keni! Mbajeni mirë!
Nuk harroj djemtë bardhoshë çekë që mbushnin xhepat me bretkosat e vogla që gëlonin në shtratin gjysmë të tharë të Langaricës. Por, paradoksi i vërtetë (si për të prishur syrin e keq) ishin autobotet e betonit që bënin vara-vingo lart e poshtë mbi kanion pa pushim, ditën e natën. Kur pyetëm se çfarë bëhet kështu. Na thanë se njerëz me pushtet po ndërtojnë një HEC. Po ç’është ky HEC në mes të asaj bukurie natyrore?!
Mendohuni mirë ju, o njerëz se çfarë po fitoni e çfarë po humbisni! Mos u gënjeni nga thërrimet përballë këtij thesari që u ka dhuruar natyra! Larg duart nga Langarica! Mbrojeni atë me çdo kusht!
Një thirrje e sinqertë nga një qytetare e thjeshtë, por me shpirt krijues. /Luljeta Dino
Atraksione të tjerë turistikë të Përmetit
Kanionet e Urës së Dashit
Përmeti ka shumë resurse turistike, por më të njohurit janë Kanionet e Langaricës ose Kanionet e Urës së Dashit, që ndodhen 200 m larg burimeve termale në të dy anët e lumit Langaricë, me lartësi 30 m dhe gjerësi 2 m e duke zbritur përreth, vargu i kanioneve vijon duke u zmadhuar deri në lartësinë 150 m, e më gjerësi 10-12 m, duke u bërë nga më tipikët dhe më të bukurit e vendit. Padyshim, lumi i Langaricës, kjo degë e fuqishme për Vjosën që për vendasit është “lumi i bekuar”, rrjedh me forcë përmes një kanioni spektakolar shkëmbor të fshehur mes pyjeve dhe maleve të Dangëllisë dhe Shqerisë dhe që “urtësohet” vetëm një kilometër para pikëtakimit të tij me Aos-in e lashtë apo Vjosën e kohës tonë. Këta kanione kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve e shkencëtarëve vendas dhe të huaj. Natyra përreth këtyre kanioneve është e jashtëzakonshme, tipike shqiptare, që nuk e ka asnjë vënd tjetër në botë. Peizazhi natyror i këtij lumi deri tani të harruar, është nga më piktoreskët në gjithë Shqipërinë. Peizazh i bukur, i frikshëm dhe i ndryshueshëm sipas stinëve. Katër stinët kanë katër peizazhe të ndryshme dhe të mahnitshme. Është vërtet një lumë misterioz, i bukur dhe i begatë. Në dimër, Langarica “tërbohet”, por nuk del dot nga shtrati, sepse nuk e lejojnë “muret” shkëmbore të kanionit. Shtrati i këtij damari ujor malor, që fillimin e ka diku në lartësitë e Shqerisë e Dangëllisë pranë zonave tashmë krejt të braktisura nga banorët të Frashërit, Miçanit, Delvinës, Melanit, Koblarës deri në kufi me rrethin e Skraparit. Prurjet e jashtëzakonshme gjatë dimrit e ndryshojnë për vit konfiguracionin e territorit përreth Urës së Katiut, një monument i rrallë kulture.
Peizazhi është vërtet mahnitës: shpella, kanione, gjelbërim, pemë dhe shkurre aromatike, ndërsa ujërat termale që burojnë rrëzë shpellave të kaltra dhe me një aromë të lehtë sulfuri, pasi dalin nga rrëzat e shtratit të lumit derdhen në rrjedhën e rrëmbyeshme të lumit të Langaricës. Çdo fillim sezoni, përreth burimeve termale vendasit ngrenë mure me gurë dhe baltë “çudibërëse” për të krijuar pellgje ku gjatë sitën së verës zhyten mijëra njerëz që kërkojnë të gjejnë shërim e derman për sëmundjet e lëkurës, eshtrave, stomakut dhe reumatizmës. Pjesa më e madhe e vizitorëve dhe frekuentuesve të këtij mjedisi të përkryer nga pikëpamja e peizazhit dhe tepër kurativ, janë njerëz të thjeshtë nga Përmeti, Këlcyra, Tepelena dhe Gjirokastra, por gjen mes tyre edhe të ardhur nga Tirana dhe qytete të tjera. Të dy brigjet e kanionit dhe pellgjet e formuar nga ujërat sulfurore janë të mbipopulluar nga pushuesit, por pjesa më e madhe e tyre qëndron në burimet që ndodhen pranë Urës së Katiut, një monument i ndërtuar qysh në kohën e Ali Pashë Tepelenës.
Burimet termale të Bënjës
Janë një fenomen vërtet të rrallë natyror. Të gjitha burimet kryesore me ujëra termale sulfurore ndodhen shumë afër me njëri-tjetrin në një gjatësi që nuk shkon më shumë se një kilometër dhe të gjitha këto rrethana krijojnë kushte për investime me interes. Sipas studiuesve, zanafilla e burimeve termale të Bënjës dhe Sarandoporit mund të jetë e njëjtë, pasi ato dalin nga dy shpatet e luginës së Vjosës nga ku shpërthejnë burime të fuqishme uji me temperaturë 30 gradë Celcius dhe me prurje të konsiderueshme dhe të pandërprerë në të katër stinët e vitit. Dalja e ujërave të nxehta të burimeve termale të Bënjës dhe Sarandoporos në sipërfaqe, sipas ekspertëve të hidrogjeologjisë, ka mundësi të kenë lidhje me dy arsye: e para, me kontaktin e ujërave me ndonjë thyerje të thellë tektonike në gjendje aktive dhe të vijueshme, dhe e dyta, me kontaktet e mundshme të rrjedhjeve nëntokësore me gazrat termo-minerale të Postenanit, gazra të cilat dalin në rrëzë të një shkëmbi në formë avujsh të nxehtë. Sipas gojëdhënave të vendasve, këto burime janë shfrytëzuar qysh para 400 – 500 vjetësh nga pacientë të ardhur nga tri drejtime: nga krahu perëndimor Gjirokastër-Tepelenë-Përmet-Çarshovë; krahu lindor Korçë-Ersekë-Leskovik dhe nga drejtimi juglindor Janinë-Konicë-Merxhan. Ekzistojnë mundësi të mëdha që këto mjedise të rijetëzohen dhe të kthehen në pika të fuqishme të turizmit dhe kurimit me funksionim gjithëvjetor. Banjat Termale të Bënjës dhe ndodhen 14 km larg qytetit të Përmetit. Rruga për në Bënjë kryhet me shërbim urban vajtje-ardhje, çdo ditë dhe në orë të ndryshme të ditës. Kush ka vizituar, frekuentuar dhe kush ka provuar efektin e ujërave termale të Bënjës, sigurisht që ka marrë me vete gjithë shpërblimin e nevojshëm, dmth efektet shëruese e kuruese që kurdoherë kanë qenë pozitive për qytetarët.
Parku Kombëtar i Bredhit të Hotovës
Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës” mund të konsiderohet pa asnjë dyshim mushkëria natyrore e Shqipërisë së Jugut; me një siperfaqe prej 1200 hektarë dhe me një lartësi që varion nga 900 deri 1300 metra mbi nivelin e detit, ka një biodiversitet të mrekullueshëm, përbërë kryesisht nga bredhi Maqedons, dushku, dëllinja e kuqe, dëllinja e zezë, mjedra etj. Bredhi i Hotovës është një nga parqet pyjore më të mbrojtura në Shqipëri dhe ndër vite është kthyer në një vend turistik shumë i vizitueshëm. Parku gjëndet në zonën e Frashërit, rreth 35 km nga Përmeti. Pamja e mrekullueshme shtrihet nga lugina e Lumnicës deri në majë të malit Kokojkë. Për të shkuar në park mund të përdoret çdo mjet edhe pse rruga e lokalitetit të Piskovës nuk është e asfaltuar, por është e këshillueshme përdorimi i fuoristradave. Bredhi i Hotovës administrohet nga Drejtoria Pyjore e Përmetit dhe tarifa e hyrjes është 100 lekë. Fshatrat më të afërt që mund të vizitohen janë: Frashër, Ogren, Hotovë, Borockë, Pagri, Kreshovë, Suropull etj. ku është e mundur shijimi i pjatave tradicionale të ndonjë shtëpie vendase si dhe ke mundësinë të provosh rakinë e famshme, të rrushit, manaferrës, thanës, kumbullës, si dhe rehaninë dhe nardenin e kumbullës. Kur je këtu, në këto vise ku lindi dhe jetoi Naimi, je siç shkruante ai, “në gji të Perëndisë”!
GRYKA E KËLCYRËS
Madhështore dhe hijerëndë, Gryka e Këlcyrës ruan mes honesh të thepisura në pikën më të lartë të pllajës që shtrihet mes malit të Trebeshinës, Dhëmbelit e Nëmërçkës dhe qytetit të Këlcyrës, që është i vendosur në të djathtë të Vjosës, aty ku Dishnica me degët e veta bashkohen me Vjosën. Në çdo stinë, panorama që na ofron kjo zonë është e mrekullueshme. Aty ndodhet edhe burimi i ujit të zi, një burim shumëdegësh me bukuri të rrallë për çdo vizitor që e shikon dhe provon atë.
KISHA E SHËN MËRISË
Kjo kishë është ndërtuar në shekullin e 18-të. Pjesa e përparme është si manastir, ndërsa vetë kisha është si tempull që rrethohet nga tre përrenj të mëdhenj që dalin nga malet e derdhen në lumin Vjosë. Kisha ka dy “motra“, kishën e Bënjës dhe kishën e Kosinës. Pjesa e jashtme e kishës është e pikturuar nga afreske të ndryshme mjaft interesante. Thuhet se autori (piktori) i këtyre afreskeve e ka filluar punën për realizimin e tyre në moshë fare të re dhe e ka mbaruar atë vetëm kur ishte plakur.

SHQIPERIA KA VENDE MAGJIKE …..POR KUTJ TI THUASH NJEREZIMIT …PA KULTURE … KUSH E DREJTON SHQIPERINE …KUSH E KA DREJTUAR ….JAM TIRONS DHE NUK KAM SHKUAR ASNJEHERE NE PERMET DHE NE KETO VENDE MAHNITESE … FAJI I …..NUK KISHTE RRUGE .. VENDET ANTIKE NUK I BEJNE ME VLERA SI NE BOTE ..JETOJ NE FRANCE DHE KUR SHOH SE I BEJNE PUBLICITE 3 GURAVE TE MEDHEN J NE ETRETA …NORMANDIE …. KUR NE KEMI GJERA SHUME ME VLERE SHUME ME TE BUKURA …FAJIN E KANE ATO QE DREJTUAN VENDIN… SHPRESOJ SE TANI DO TI JAPIN VLERAT KETYRE VENDEVE QE MERITOJNE ME SHUME … DHE PAK REKLAMA NE TELE NUK I BEJNE KEQ …KU JANE JOURNALISTET …
Zavalani “Ballkoni Dangellise Naimjane”
Zavalani,eshte nder fshatrat me te njohur te zones se Dangellise,Krahine kjo,qe ka nxjerre nga gjiri i saj,bij luftetare e mendimtare ne shekuj,me tyre; “Vellezerit Frasheri”,sa pasuesit e panumert te pushkes dhe penes,krah Teqese Bektashiane te Baba Alushit,me besimtare atdhetare,se pari,vene ne krah te levizies per pavaresie mbrodhesi kombetare.
Me kranari kujtojme, bijte e fshatit Zavalan;
Mendu, Izet, Fekhim e Tajar Zavalani, me kryetrimin rene si bien trimat Jano P.Xhoga,ky kryecetes ne mbrojtie te Pavareksise sapo shpallur,(sulmuar nga andartet greke), keta i kujtojme rrene si bien trimat. Nderohemi me bemat e tyre.si: Mendu e Izet Zavalani, rjeshtuar qe ne fillim me “Komitetin per lirine e shqiperise”,(si shkruan Mihal Grameno ne botimet e kohes),me krah tyre Fehin bej Zavalani, nder te paret nismetare per “Kongresin e Manastireit” vene dhe shtepine e tij,ne dispozicion te atij aktiviteti histirik.
Krah Tyre kapedan Jano P. Xhoga,krye cetes qe komandonte,per mbrojtien e Pavaresise sapo shpallur. Krenari keta per pasardhesit ne vite.
… Zavalani,ky “Ballkon i Dangellise”ndodhet ne nje tarace fund vargut shkembor “Guri Bletes”-Sanjove, mes dy degeve fillestare te Lengarices,dege e Vjoses.(burimi nga Goliku e Qafa Dellinjes me Gremin, sa pllajezen e Shkendimit, tere dushk.me nisien nga proi Selenices rreze Kokojkws maje.
Zavalani ka kufi ne juge Shijan- Goroshia,
ne Perendim Ogenin e Kostreci, ndersa ne veri Frasherin e Selenice.me Orgocken e Kurtesin ne lindie.
Pozicion ky,qe e ben ate “Ballkonin e Dangellise”
Pikat kulmore te Zavalanit qe te mahnisin me panoramat rreth tij,jane vertet “ballkone”.
Nga pllaja e valezuar e Sanjoves, karshi Kokojkws maje tere bredh,me Golikun ne veri, nga”pershendet” malin e Tomorit e ne vl. Malesine e Voskopojws.
Nga”qafa Dellinjes ne m.Grem,drejt malit Radomit me tej Gramozin,kufizohet me kolonjen e tej saj Korca..
Keto vargmale dhe lugina, konvergojne ne Zavalan, duke formuar aty nje pllaje te valezuar qe bashkohet me ate te m. Piskalit ne J.Vargu Kokojke -Tabor ne perendim,nga kundrohet i madherishwm lugina e Vjoses me tej, vargun malor Trebeshine -Dhembel- Nemercke.
Kodrat e Turrovave e ndajne embelsisht, me zonen jugore te Dangellise, kufi Shqerine, lugine ku ndodhet pika klimateriko-turistieke e Benjes,tashme aty, po ndertohen diga Hidrocentralesh …
Relievi i Zavalanit si qender e banuar nis me “Gropen e cait, si vazhdim i pllajes shkembore te Sanjoves, me ate radhoin shkembor te Drases,mes saj Kisha e “SHENMERISE” me ate shesh te bukur sa vorrezat e dikurrshme te lagjes(djegur “aksidentalisht”ne vite -70.. Pas asaj lagje ne ate tarace, zbret bute ne nje rafsh flishor me dy taraca, vendosur lagjet e banuara te Zavalanit ne shekuj. Ne lindie te tyre dy mekame me karakteristike Lisat shume vjecare bri tyre.
Mbi 100 shtepi ka patur ai fshat(gjate pushtimit turk, larguan vendasit, ne masw) pras luftes fundit,kishte 60 shtepi ne vite 60t.mbetur sot 4-a-05 familie.(pas 90-tes larguar thuajes gjithe fshati,
Ky eshte veteshkaterrim i pa falshem…).
…Pake eshte folur per Zavalanin dhe burrat e tij sa te pushkes e te penes,qe kane vendin e tyre te merituar sa dhene,sidomos, per ceshtien kombetare.
Faleminderi zonjes Meri Lalaj,pasionante e shkelqyer ne fushen e krijimtarise letrare,dhuruar zavalanllinjve, vepren e saj:”Atdhetari Fehim bej Zavalani” botim me rastin e 100 vjetorit te PV. sa Historiani Apostol Kotani dhe i ndieri Pr.Stilian Adhami, shkruar per kete fshat, sa biri i atij fshati, mesues, Dhimiter Xhoga,
Faleminderit birit ne Gjak Zavalani Tajar Zavalani, lene nje seri vepresh letrare dhe historike, Nderim ky per fshatin tone.
Mirenjohie atyre pake studiuesve dhe botuesve per Zavalanin,qe ne brezi trete, i jemi borxhllin te gjithe.
Vetem ne L.N.Cl.,moren pjese 8 bashkefshatare direkt me arme ne dore si Prtizane:Qazim, Mestan e Ismail Hamiti.Stavri M.Xhoga e Xhoxhi C.Xhoga,Mina P.Kosta, Apostol Thanasi, Rrushan Tahiri e.Llazi Kote.
Pa harruar burrat e fshatit te gjithe ne aksione te posacme krah partizaneve. Krye fshatit vene: Mami Paskali, Qazim Sulo.Hekuran Hamit,Sakoll e Demir i Myftarajve sa , Mihal, Comi,Lili e Peci, Xhoga, Peci, deshmori i pare ne zone rene qe me 1940, ne luften italo-geke.Krah Tyre dhe nene Kezia, Cokia, Athinaja apo E veja Pecit,Dafa,( i pari fshatri yne, rene me 1940 ne luften italo-Greke,si viktime), me 4 femije jetime.
Clirimi i vendit, do te hapte nje histori te vecante per Zavalani dhe zavallanllijte, Nga lufta, bijte e ketij fshati, u hodhen ne rikndertimin dhe ndertimin e vendit,
Pos hapes se shkolles fillore ne fshat per here te pare, me 1944(tetor) Llukan Xhoga mesuesi pare,do te dalin ndertuesit e pare sa kuadro drejtues nga ky fshat,30 nxenesit e pare, mes tyre une me motren, mbetur jetim nga babai,toruruar e humbur jeten nga Forcat e ballit, me fajin e vetem se kishte derguar djalin partizan.(sa hyne gjermanet ne Qafe te Dellinjes Zavalanit.Ballistet moren fuqi e dogjen dy shtepi parizanesh ne fshat..(te Stavri Xhoges e Rushan Tahirit)
Pas lufte,Hekuran K. Hamiti behet oficer i ushtrise nje jete i suksesshem(ndjese paste ndare me 2004 me nderime e respekt nje jete ne rrethin e Lezhes)sa Lazi Kote ne Kucove po oficer. Stavri Mihali, nga parizan drejtues ne nd.e ndertimit dhe ky nje jete i nderuar, 1998 ndare nga jeta i nderuar me medalie e urdhera pune e lufte. Fadil K. Hamiti autodidakt i pasionuar, Kryetari pare i koop. Buqsore te fshatit, qe e drejtoi me pasion,dy legjislatura, zgjedhr deputet ne Kuvendin Popullot(1964-74).
Kuader, nder te paret nga ky fshat,pas lufte,u be mesues sa kuader Mihail Kote(ne Permet,drejtues i rinise ne vitet e para sa kthyer nga studimet ne B.S.) Po ashtu Dhimiter M. Xhoga,nje nder 31 nxenesit e pare te asaj shkolle,shkuar Tirane(1948),do behej mesues e drejtues shkolle,nje jete ne Tirane,(sot 25 vjet dale ne pesion, i nderuar per punen e tij me urdherin “Naim Frasheri”sa medalie). Ashti si pas tij Gjergji Ll. Xhoga do mbaronte per mesuesi,vite aty ne venlindie mesues,sa shkuar vullnetar ne veri( Kukes), sot i nderuar ne Tiranes
Po s’mund te lesh pa folur, per nenat dhe motrat zavalanllie,sidomos pas lufte,pararoje nga do shkuar.
Ato bere flamurtare me punen e tyre. Frosina Xhoga( Mihali),puntore pararoje ne fabriken e Qelqit Korce, Marjanthi Xhoga,Pandora e Egjeni Kosta sa Fotini Nakuci sa i vellai,do e beheshin tekstillistet e para ne Tirane ne vitet 1951 e sa dale ne pension.
Te nderuar jane djemte e Zavalanit,deri dhene jeten per mbrodhesine e vendit:-Dylber Q Hasan arritur nga puntor,berw gazetar e punonjes ne K.Q. te riniese ndare nga jeta ne kulmin e punes tij,aksidentalisht. -Qamil Rrapo nje nga ushtaret shembullore ne Fush-kruje, dhe ky ndarenga jeta aksidentalisht(plasie minash jasht kontroli),
Krye detyres ishte kur u nda nga jeta mesuesi . I paharruar -Arian S.Hasani ne Krabe mesues.,
Do te mbetet i paharruar nga ai brezi yne i pas luftes, Ziso C.Xhoga,traktorist dale pas ushterie,qe do te behej “Hero” i fushes se Korces, dhe ky ndare nga jeta aksidentalisht,Ky,nje kandidat per “Heroi i punes”prag aksidentit.( shtypur makina rruges,ne kthim nga pune).
Nuk po flas pwr brezat pasues shperndare ne gjithe vendin,deri jashte ne emigracion,( sa te me falin bashkekohesit pwr mos pwrmendie emrit se 80 vitet i mbusha), qe ju uroj miresi e -“me mendien ku ju ka rene koka”.
Per ta,kaha do flase, ndaj po e bej kete shkrim dhe si nxitie,pwr brezin e Ri te Zavalanit, qe jane shkolluar e bere kuadro,sa punonjes te dalluar, te shkruajne per vendlindien e tyre dhe paraardhesit, qw jane per tu kujtuar.( nuk eshte e para here qe ju drejtohem..)
… Gezuar festen e “Shenmerise Zavalanlinjve”(ani se diegur ato vite qoftelargu) sa Dangellioteve, feste qw ne te moshuarve na ka lene mbresa.Si gjysh qw jam, nje porosi ju le, amanet. dhe mua lene:
“Bjerini boter ane embane po mos e harroni vatane”,
( kjo jo vetem per emigrantet jashte atdheut,qw eshte paresore po dhe te shperndret brenda vendit. jeta i pranon keto).
…
Do i lutesha,po ka munderi,kush do ndodhet me 15 Gusht ne Zavalan,te vere ne emrin tim, nje tufe lule ne varrin e Jano P Xhoga, biri atij fshati- kapedan kryecetes rene me 1913- ne mbrojtie nga synimet e fqinjeve greke per vendin tone. Qarku Gjirokastres nderuar me Titullin MIRENJOHIE”! me Motivacionin:
“Patriot, luftetar dhe komandant me cilesi te larta ne mbrojtien e trojeve shqiptare ne vitet e para te Pavaresise Kombetare1912-1913.
Sekretari Kryetari
Kristaq lengo Sulo Mucobega.
I perjetshwm kujtimi tij
(vendimi nr 16dt,10-04-2015 )
Toronto 11-06-2016 Guri Naimit D (Dh Xh,)