Përmirësimi i ekonomisë, PS: Propozimet tona në Parlament

redaktor
Partia Socialiste propozon një paketë me 10 pika, që sipas saj, ndikon në përmirësimin e situatës ekonomike në vend. Deputetja, Mimi Kodheli, publikoi shifra të situatës aktuale duke ndarë propozimet sipas sektorëve, përkatësisht në bujqësi, sipërmarrje, buxhet familjar dhe taksimi progresiv.

“Propozimi i PS-së është heqja e akcizës për naftën dhe kjo do të thotë që 1 litër nafë të bëhet 135.6 lekë. Propozim tjetër është ulja e imputeve të tjera të produkteve të bujqësisë dhe heqja e TVSH-së për plehrat kimike. Biznesi i vogël është në falimentim dhe kreditë e këqija janë rritur me ritme të frikshmë dhe këto e bëjnë që biznesi të përjetojë krizën që është ulur këmbëkryq në ekonominë shqiptare. Propozimi ynë është heqja e gjobave”,- tha Kodheli.

Deputetja socialiste tha se propozimet do të diskutohen në seancën e radhës në Parlament dhe kërkoi angazhimin e maxhorancës për ti shqyrtuar me seriozitet.
Kodheli tha se me ardhjen në pushtet, PS do të jetësojë këto propozime, të cilat do të jenë pjesë e strategjisë së opozitës për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *