Përmirësohet situata në Spanjë, 1 viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit

J L

Për të dytën ditë radhazi, autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë raportuar vetëm një viktimë nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë deklaron se në javën e fundit kanë humbur jetën 38 persona.

Ndërkohë, edhe rastet e reja kanë pasuar rënie, pasi në 24 orët e fundit ishin vetëm 182 persona, ndërsa një ditë më parë ishin 231.

Shumica e të prekurve të rinj janë në Madrid dhe në Katalonjë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Spanjë kanë ndërruar jetë 27,119, ndërsa numri total i të prekurve me Covid-19 është 237,906 persona.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *