Përndiqet nga autoritetet spanjolle, Zidane insiston: Ronaldo nuk largohet nga Real Madrid

Gazeta Dita

Zinedine Zidane ka insistuar se Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Real Madrid, madje duke deklaruar se ylli portugez është i lumtur me gjithçka ai ka te klubi madrilen.

Trajneri i Real Madrid nuk do të ketë Ronaldon në dispozicion për ndeshje deri në mes të muajit shtator, për shkak të dënimit, por ai ka mohuar çdo zë në lidhje me një lartim të mundshëm të portugezit, të torturuar nga trajtimi i autoriteteve spanjolle.

Ronaldo është aktualisht nën hetim për evazion fiskal, ndonëse mohon çdo lloj aktiviteti të kundërligjshëm, dhe nga ana tjetër është dënuar me pesë ndeshje skualifikim nga Komiteti Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit.

Në konferencën për mediat të dhënë para ndeshjes së Real Madrid në shtëpi të së dielës mbrëma ndaj Valencia, Zidane deklaroi: “Çështjet e parave nuk janë puna ime.

Ajo është një çështje mes tij edhe klubit. Nuk është puna ime. Cristiano është këtu dhe nuk do të shkojë gjëkundi. Është klubi i tij, skuadra e tij dhe qyteti i tij. Ai është i lumtur me gjithçka ka këtu, nuk kam asnjë dyshim për këtë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *