Përndiqte 16-vjeçaren, në pranga 32-vjeçari

Dita

Është arrestuar një 32-vjeçar pasi prej kohësh përndiqte një 16-vjeçare. Sipas burimeve policore të qytetit të Fierit, në pranga ka përfunduar shtetasi Marjol Kafarani, banues në lagjen “Liri”.

Ai akuzohet se ka ngacmuar e përndjekur një 16-vjeçare me inicialet XH. B., duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike për sigurinë e saj.

Policia bën me dije se, “materialet në ngarkim të 32-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë, Fier, për veprën penale “Përndjekja”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *