Përndiqte minorenen, pranga 28 vjeçarit

Elton Tafaruci

Një 28 – vjeçar është arrestuar nga policia në Kuçovë, pasi akuzohet se prej kohësh përndiqte një adoleshente.

Burime nga policia bëjnë me dije se është ndaluar Mateo Mara, banues në Kuçovë. Ai dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur duke e kërcënuar dhe ofenduar 17 – vjeçaren me iniciale S.M.

Ndaj kësaj të fundit u plotësua kërkesë – padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, ndërsa mbi Marën rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *