Një vajzë e re është detyruar të braktisë fakultetin, pasi përndiqej dhe dhunohej fizikisht e psiqikisht nga një djalë, i cili i kërkonte me çdo kusht të bëhej e dashura e tij.
Jak N., nga Lezha, dhe studentja L.I, nga Tirana, janë njohur në qershor 2013, por pasi është njohur me të atin e vajzës, sjellja e të pandehurit karshi të dashurës ka ndryshuar.
Jak N. E ka mbyllur në shtëpi të dashurën e tij dhe e ka kërcënuar e dhunuar kur ajo i ka kërkuar ndarjen.
L.I. është ndarë prej tij dhe ka vazhduar jetën normalisht në Tiranë. Për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme në telefon dhe ballë për ballë, vajza e ka denoncuar Jak. N. në komisariatin nr.3 Tiranë. Ai është marrë në pyetje nga hetuesit dhe ka deklaruar se nuk do ta ngacmojë më L.I. dhe do ta lërë të qetë atë.
Ai ka thënë se do të vazhdojë jetën e tij, por në të vërtetë nuk ka rezultuar kështu. L.I. në datën 30.04.2014 kallëzon përsëri në komisariatin e policisë nr.3 Tiranë, se nga koha që është ndarë nga Jaku e më pas ai e përndjek atë duke e dhunuar si nga ana psikike, ashtu edhe fizike. Ai e kërcënon dhe e dhunon atë prej një periudhe shumë të gjatë. Jaku e kërcënon me qëllim për ta detyruar të rilidhet përsëri me të.
Si pasojë e këtyre veprimeve të përsëritura dhe kërcënuese L.I., ndihet realisht e kërcënuar, fyer, përndjekur dhe në një gjendje të rëndë ankthi. Në rastin konkret, arsyeton prokuroria, kemi edhe dhunë fizike dhe psikologjike, që i dyshuari ushtron ndaj të dëmtuarës. Ai i del asaj përpara me makinë dhe e detyron me forcë që të rrijë me të. I hap me forcë derën e makinës së saj, citon GSH dosjen e prokurorisë për rastin në fjalë.

Po policia c’fare bene,po prekuroria? pse nuk e ndalojne dhe te ndiqet penalisht. ndalohen njerez qe pa dashje kane bere nje veper dhe nuk jane te rrezikshem dhe mostra te tilla rrine te lire. Duhet te vendoset ne pune policia gjygjesore dhe prokuroria,ne te kundert do te vijojne vete gjygjesi.
Kur krimeve te perditesme qe shofim e lexojm tju shtohet edhe nje i ri ateher do kujtohen te dal pergjegjsia pa pergjegjes ,! Kta lloj kafshesh si ky lezhian hajdari duan 100 vjet te behen njerez te qyteteruar ! Jan te rezikshem e nuk i le egoizmi te arsyetojn e ateher kur mendon se jan qetesuar gjerat kta tipa te bejn gjemen !Keq e ka kjo viktim sa te qetesohet kafsha e te heq dor nga prehu…