“Përpara!”, në variantin rilindas

redaktor

Nuk janë të paktë ata shqiptarë që nuk e njohin pellgun famëkeq të Mbrostarit, aty ku përfundon segmenti i autostradës Lushnjë-Fier, aty ku kohë rreshjesh automjetet shndërrohen në skafe, atje ku njerëzit ne timon enden sa herë mes guximit e frikës, mes ndjenjës së ngadhnjimit e dështimit, mes dëshirës për të vijuar jetën në këtë vend, apo për t`ia mbathur nga sytë këmbët, pas spazmës dëshpëruese se ky vend nuk bëhet, fill pasi automjeti t`u ketë ngecur mes ujit, si të ish karroca e famshme e Ismail Qemalit. Shirat sapo kanë nisur, vjeshta e dimri janë përpara, e ky pellg, simboli më kuptimplotë i faktit se “lopa” e punëve tona, sado të japë qumësht e sado cilësor të jetë ai, në fund prapëseprapë do e derdhë ç`ka i ka dalë prej sisësh, ka gjasë të jetë aty për muaj me rradhë. Por ajo që të shtyn për këto rreshta, është një tjetër anë e çështjes, fakti që ky pellg, ka qenë dhe pjesë e denoncimit sarkastik të qeverisjes Berisha nga ana e kryeministrit Rama dje në opozitë, ku ç`ka i kapte syri dhe e servirte me foto, e plotësonte ironikisht me diçiturën “Përpara!”. Ka kaluar një vit dhe në këtë pellg, asgjë nuk ka ndryshuar, veç faktit se tashmë, slloganin njëfjalësh të PD-së në fushatë, e kemi në variantin rilindas. Përpara!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *