Probleme me pasurinë edhe për kreun e Prokurorisë së Sarandës

Leda Hysa

Është zhvilluar sot seanca dëgjimore në KPK për Edison Ademin, drejtues i Prokurorisë së Sarandës.

Trupa e gjyqtarëve përbëhej nga Genta Tafa Bungo, Lulezim Hamitaj dhe Fildes Shuli.

Procesi i rivlerësimit ka filluar për të tre kriteret por është përfunduar vetëm për dy, pasurinë dhe aftësitë profesionale.

Sipas ILDKPKI, subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarime të pasakta, rezulton të ketë fshehur pasurinë, si dhe të jetë kapur në konflikt interesash.

Ademi ka paraqitur dokumenta, me të cilat pretendoi rrëzimin e përfundimeve të KPK.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *