Përparësitë e buxhetit te ri

redaktor

Përparësia numër një e buxhetit të vitit 2014, i cili normalisht nga Ministria e Financave duhet të përgatitet që gjatë këtij muaji, është parashikimi realist i të ardhurave buxhetore. Nga shifrat për paratë që do të hynë nga tatimet dhe doganat vitin e ardhshëm, do të varen kryekëput shpenzimet për arsimin, spitalet, ndihmën ekonomike, etj. Doganat dhe tatimet e kanë nisur mirë punën me drejtuesit e rinj. Të ardhurat e muajit tetor 2013 janë tejkaluar, sipas planit të vjetër. Për vitin 2014 ato duhen planifikuar sa më pranë realitetit. Të ardhura nga privatizimet nuk duhet të presim shumë, pse si zor, pas dështimit të bujshëm të vitit 2012, që AlbPetrol të dalë vitin tjetër sërish në shitje. Përparësia numër dy ka të bëjë me mbledhjen e borxhit tatimor. Ai është kolosal, rreth 600 milionë euro (mbi 83 miliardë lekë të reja). U trefishua në pesë vitet e fundit. Borxhi tatimor duhet të niset të mblidhet me shumë seriozitet gjatë vitit 2014. Kuptohet që për kompanite në ditë të hallit mund të bëhet dhe një riskedulim (shtyrje afati për pagesën e borxhit), por ky borxh duhet mbledhur patjetër. Nëse deri në fund të vitit 2014 mblidhej gjysma e këtij borxhi, problemet financiare te Shtetit shqiptar do të lehtësoheshin shumë. Nga ana tjetër, qeveria duhet ta mendoje krijimin e një fondi garancie gjatë vitit 2014 për kompanitë që ju ka borxh, nga situacionet e papaguara të punëve publike. Kjo do t’u jepte shumë dorë me dhjetra e dhjetra sipërmarrjeve të bllokuara nga moskorrektesa e qeverisë së mëparshme, që rrezikojnë edhe falimentimin. Fondi do t’u jepte zemër bankave tregtare të ofronin kredi për këto kompani padrejtësisht të bllokuara nga orekset zgjedhore të qeverisë së kaluar. Edhe nje fond modest 6-8 milionë euro do të bënte shumë punë. Përparësia e katërt për buxhetin e Shtetit të vitit të ardhshëm duhet të jetë lufta ndaj evazionit fiskal. Ai ka bërë kërdinë në financat publike për tetë vitet e kaluara. Drejtuesit e rinj të tatimeve dhe doganave po bëjnë përpjekje premtuese në këto dy muaj, por evazioni doganor e tatimor ka nevojë për një lufte frontale, pa kompromis dhe për një mbikqyrje 24 orë në 24. Së fundi, edhe pse në këto kushte të vështira, qeveria duhet të vendosë një fond jo qesharak për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë. Sikur ky fond të ishte për vitin 2014 qofte dhe 20 milionë euro, kjo do të tregonte vullnetin e kësaj qeverie për të shlyer një padrejtësi tashmë 20 vjeçare mbi shtresën më të vuajtur të shoqërisë sonë.

Share This Article
3 Comments
  • “Privatizimet”(shitjet e pasurisë kombëtare) i sjellin të ardhura sot arkës së shtetit, pastaj ato nuk sjellin më të ardhura (ose sjellin disa thërrime nga taksat…). Kështu do të zhvillohet ekonomia në të ardhëshmen? Banka Botrore thot shtoni eksportin! Çfarë kemi për të eksportuar? Minierat dhe naftën ua shitëm të huajve. Tani çfarë të eksportojmë? Tani për eksport kemi vetëm domate dhe speca!!! Kështu do të zhvillohet ekonomia? Jam plotësisht pesimist.

  • Formalizimi i ekonomise i ben mete sakta parshikimin e te ardhurave dhe hartimin e buxhetit te shtetit.E shoh si prioritet mbi prioritetet.
    Ne keto 23 vjet (pra jo vetem ne tete vjetet e fundit ) qeverite e kane bere protektorin e informalitetit vrases te ekonomise,per nevojat e tyre kriminale.
    Vullneti i qeverise e zgjidh totalisht kete problem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *