Kampioni amerikan i basketbollit, LeBron James, ka plagosur aksidentalisht një grua gjatë ndeshjes së të enjtes.
Gjatë ndeshjes Cleveland-Oklahoma City, James ka rënë aksidentalisht mbi një prej tifozeve që po ndiqnin lojën. “Fatkeqja” është Ellie Day, gruaja e një lojtari golfit, e cila ishte ulur në radhën e parë.
James peshon 114 kg dhe është i gjatë 2.02 metra. Incidenti ka ndodhur ndërsa ai përpiqej të kapte topin në vijën anësore. Gruaja është dërguar në spital, ku mjekët bëjnë të ditur se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
https://www.youtube.com/watch?v=itETi-pWa-A&feature=youtu.be
