“Përpjekja për bashkim të luginës ndaloi që Veriu t’i dorëzohet Radojçiqit”

DITA Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se përpjekja e përfshirjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës ka ndalur së realizuari angazhimet e sofistikuara që veriu i Kosovës t’i dorëzohet Milan Radojçiqit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka theksuar se beson fuqishëm se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës dhe për arritjen e këtij qëllimi duhet qenë të bashkuar.
sosyal medya haberleri
Postimi i plotë i Thaçit:

E drejta e përfshirjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është legjitime, korrigjim i padrejtësive historike dhe siguri për qytetarët e asaj treve për të jetuar në trojet e tyre.

Kjo përpjekje ka ndalur së realizuari angazhimet e sofistikuara që veriu i Kosovës t’i dorëzohet Milan Radojçiqit, fillimisht pasuria e Trepçës, për të vazhduar me transformimin e pasurive shtetërore në ato komunale (katër komunat e veriut) dhe, po ashtu, ka parandaluar planet për sovranitet të dyfishtë dhe asociacion me mandat ekzekutiv, modeli i Republikës Serbe, pra autonomi rajonale.

Vazhdoj të besoj fuqishëm se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës dhe për arritjen e këtij qëllimi ne duhet të jemi të bashkuar. Humbja eventuale e kësaj mundësie, do të jetë gabim historik i pariparueshëm!

 

v.l/ Dita

Share This Article
8 Comments
  • prape nuk ka balance sepse lugina po boshatiset sepse hyn e del ushtari e polici serb ndersa ne veri po fortifikohet serbi dhe ne te ardhmen lugina do jete bosh dhe mitrovica vetem serbisht prandaj duhet reciprocitet ose hiqjani gjithe te drejtat qe kane tani serbet ne mitrovice dhe rriteni standartin ne varesi te standartit ne lugine.

  • Thaci i papermirsueshem prape merret me Luginen kurse , perpjekja e ndryshimit te kufijve dhe ndalomi ose varrosja bashkimit te Veriut te Kosoves nd adminisyrimin e Serbise ndaloi krijimin e Serbise de Madhe… kjo eshte e verteta dhe ska lidhje aspak me Luginen e Presheves ose heqjen e kufirit mese Kosoves dhe Shqiperise jane thjeshte terheqje e vemendjes nga Veriu i Kosoves

  • Kjo është hera e parë në histori që një politikan shqiptarë shtron kërkesa ndaj Serbisë dhe jo si deri sotë vetëm serbët bënin kërkesa dhe shqiptarët plotëso ato por kjo kërkesë për të drejta reciproke si për serbët në Kosovë të vlej rregulla edhe për shqiptarët në Serbi u devijua qëllimisht nga propaganda dhe persona që janë në shërbim të serbit bajrakun e mbanë si gjithmonë Bota Sot dhe Sali Berisha

  • Lugina e Presheves,eshte mbajtur deri tani ne ate gjendje qe Veriu i Moitrovices te jete sic ka qene nen Kosove pra te mos kete ndryshim kufijsh,porse ato te drejtra qe gezojne serbet e Mitrovices se Veriut ne Kosoveti gezojne edhe shqiptaret e Lugines.Po ne se perfshirja e Lugines b renda Kosoves shihet si prelud i aneksimit te Veriut te Mitrovices prej Serbise atehere kjo eshte e papranueshme.

  • Ky eshte mesazh per vucicin
    “Une ja akoma dakord per nderrim por nuk na lejojne”
    Sa here qe ai permend bashkimin e presheves tregin gadishmerine te jape veriun

    • A nuk i tha Enver Hoxha Titos ne Beograd , pervec tjerash se …
      ” shteti shqiptsr nuk eshte i interesuar per ate cope toke ” kur Titua e pyeti Enverin se cili ishte mendimi i tij per Kosoven…!!!
      Tani cfare dallimi ka falja e Kosoves Jugosllavise dhe Titos nga ana e Enver Hoxhes dhe falja e Veriut te Kosoves Serbise dhe Vuciqit nga ana e Hashim Thacit…???
      S ka asnji dallim, ndryshon vetem distanca kohore prej rethe 70 vitesh dhe ndryshon forma e rafinuar dhe sostifikuar ne kohra te zhvillimeve te medha te teknolgjise informative dhe te aktereve shqiptar dhe serb te diteve te sodot .Ndryshe , qellimi mbetet i njejte, si para 70 vitesh si para 170 vitesh , aspiratat hegjemoniste te shtetit serb per grabitje te toijeve shqiptare nuk kane ndryshuar pra , ato mbeten te njejta sikur qe nuk ka ndryshuar as ndihmesa e shqiptareve ne kohra dhe forma te ndryshme dhane dikur dhe po japin ” kontributin ” e tyre sot ne ralizimin e projekteve dhe planeve antishqiptare te Serbise
      Vetem budallenjt dhe tradhetaret hyjne ne negociata pa parime shtetrore , pa reciprocitetit …Enver Hoxha kishte hy ne negociata me Titon pa parime shtetrore dhe pa reciprocitet dhe Hashim Thaci pase 70 vitesh hyne ne dallavere te rezikeshme me Vuciqin pa parime shtetrore dhe pa reciprocitet e , qe si ne rastin e Hoxhes ashtu edhe ne rastin e Thacit rezulltati na dele i njejtd ..humbje teritoresh shqiptare dhe reizimin e projektit te memorandumeve serbe per krijimin e Serbise se Madhe

  • @@@ferry..i Nderuar…Pa pasur “Koplekset” e Dashurise per Enver Hoxhen dhe Sistemin qe ai Ndertoj…dua te them se jeni shume GABIM, kur thoni se “Titua e pyeti Enverin”..e thoni kete sikur te ishit Deshmitare ne Bisede..
    Shkoji Gjerat sipas Kohes dhe “Shmangju” MALLKIMIT te “Patrioteve Demokrate” nga te dyja Krahet si ne Shqiperi dhe Kosove..
    Enver Hoxha nuk i “Fali” Kosoven Titos, sepse Kosova ishte Pjese e Shteti Serbo-Kroate, me Deklaraten e Konferences se Londres…Pra nuk ishte Pjese e Shtetit Shqipetare…
    Dhe sa per Djeni Lexoni pake Historin e Shqiperise…Konferenca e Bujanit me 1944-ren KU U VENDOS SE KOSOVA KA TE DREJTE PAS LUFTE TE BASHKOHET ME SHQIPERINE…
    dhe Enveri ja Kerkoj Koosoven Tiros por ky i Fundit e anashkaloj Problemin se gjasme nuk ishte DAKORDE Rankovici(Ministri Serbe i kohes)…dhe @@fery shikoni edhe Deklarimet e Moskes,dokumente te deklasifikuara…Tito..jo vetem qe nuk jepte Kosoven por Tito KERKOJ QE EDHE SHQIPERIA te behej Republike e 7-te…
    Meso i Dashur..meso…,ne menyre te paanshme…dhe mos i shikoni Gjertat ne syrin e Propagandes…lol

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *