Përpjekje për rikthimin në identitet të Parkut Kombetar të Lurës

Elton Tafaruci

Me nismen e Agjencise per Zhvillim Rajonal Nr. 2, nxënës të disa shkollave të rretheve në veri të vendit janë bashkuar aksionit të nisur në Parkun Kombëtar të Lurës për pastrimin e tij. Këshilltari i Kryeministrit, Sandër Lleshi tha se për fat të keq dëmtimet e këtyre 25 vjetëve kanë qenë të mëdha, por ne do ta kthejmë Lurën në një destinacion turistik dhe për t’i dhënë vendin që i takon këtij parku.

Për konkretizimin e mëtejshëm të kësaj nisme është parashikuar edhe hapja e një llogari bankare, me të cilën ftohen të kontribuojnë të gjithë njerëzit, institucionet shtetërore, biznesi privat dhe institucionet financiare në vend.

Kjo llogari do të menaxhohet nga strukturat përkatëse vendore që kanë përgjegjësinë direkt për ruajtjen dhe kujdesin e vazhdueshëm të këtyre burimeve natyrore të pazëvendësueshme.

Aktualisht, sipas vlerësimeve nga specialistë të mjedisit, pothuajse 50 për qind e sipërfaqes së Parkut është dëmtuar nga ndërhyrjet e një shfrytëzimi pa kriter të sipërfaqes pyjore që rrethon liqenet e famshëm të kësaj zone. Dëmtime të mëdha të florës kanë dhënë pasojë të drejtpërdrejtë edhe në reduktimin e ndjeshëm të faunës së kësaj zone duke rrezikuar edhe zhdukjen e disa specieve krejtësisht të veçanta.
Për rikuperimin e gjendjes kërkohen ndërhyrje konkrete, të cilat padyshim e kanë fillimin e tyre në sigurimin e një infrastrukture bashkëkohore sipas normave të BE-së që mundësojnë zhvillimin e turizmit dhe ndihmojnë në rritjen e punësimit dhe mirëqenies.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *