Përplas kokën në pishinë, 13-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë

Gazeta Dita

Një 13-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në një pishinë.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Forli të Italisë. ‘Forlitoday’ shkruan se i mituri ka rrëshqitur buzë pishinës dhe për pasojë ka përplasur kokën.

Fill pas aksidentit fëmija shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, është transportuar me urgjencë në spitalin Bufalini të Cesena-s, ndërsa thuhet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Po ashtu, mediat lokale raportojnë se vogëlushi ishte transportuar me një helikopter, për të shmangur çdo incident.

Sakaq, mësohet se ai ishte në pishina bashkë me familjen e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *