Një shofer mbeti i skuqur në fytyrë pasi e përplasi supermakinën e tij vetëm pak minuta pasi ia kishin sjellë.
Fqinjët thanë se pronari i makinës McLaren 650S po festonte me një shishe shampanjë blerjen e makinës me vlerë 200 mijë sterlina.
Por pak minuta më vonë, ai e përplasi makinën në një pemë.
Ngjarja u regjistrua në Londër.
Për fat nuk pati të plagosur nga përplasja.


