Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e së hënës në qytetin e Vlorës.
Një 22-vjeçar ka përplasur për vdekje me automjetin e tij 57-vjeçarin Hamza Muça i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës.
Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin tragjik, është identifikuar si 22-vjeçari Arsjon L.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak më vonë nga policia.
l.h/ dita
