Përplas për vdekje këmbësorin, largohet nga vendngjarja

Elton Tafaruci

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45, të mbrëmjes së djeshme, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës.

Një person i paidentifikuar ka përplasur me makinën e tij një këmbësor, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ende. Si pasojë e plagëve të marra, ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe personit të aksidentuar. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje, për veprën penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largim nga vendi i aksidentit”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *