Një shtetas ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi u përplas nga një automjet. Rasti ndodhi në aksin rrugor Parrucë-Xhabije në Shkodër, ku sipas policisë lokale është plagosur rëndë shtetasi A.M, 70-vjeç, kalimtar i rastit.
Ai u dërgua me urgjencë për në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërkohë që pasi mori ndihmën e parë për shkak të gjendjes së rëndë u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Bledjan Mehmeti, 35-vjeç, banues në Bushat. Hetimet për rastin po vijojnë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugorë”.
