Përplasen 3 makina në autostradë, 2 të lënduar

Elton Tafaruci

Tre makina janë përfshirë në një aksident automobilistik të ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë – Durrës.

Nga të dhënat paraprake raportohet për dy persona të lënduar.

Në aksident mësohet se janë përfshirë 3 automjete, një furgon Sprinter, një makinë tip Peugeot, si dhe një fuoristradë Toyota.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *