Përplasen 5 automjete bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Elton Tafaruci

Dy aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Në aksidentin e parë janë përplasur me njëra-tjetrën 3 automjete. Ndërsa në aksidentin e dytë, është përfshirë edhe një automjet dasme ku udhëtonin nusja me dhëndrin. Nga aksidentet nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Si rrjedhojë e përplasjes së automjeteve, nga mbikalimi i aeroportit të Rinasit e deri në Tiranë, autostrada është përkohësisht e bllokuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *