Përplasen automjetet, 4 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

redaktor

4 persona kanë mbetur të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë, në një aksident rrugor në autostradën Fushë Krujë-Tiranë.

Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë fshatit Arameras ku një automjet tip ‘Benz’ me targa AA 450 CU është përplasur me një Audi me targa Sh 2256 E dhe ka përfunduar jashtë rrugës, ne nje parcele are.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i makinës ‘Benz’ Masllan Demiri 40 vjeç nga Kamza dhe pasagjeri Ardian Cani  44 vjeç nga Tapiza, të cilët janë trasnportuar me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë për marrjen e ndihmës mjekësore.

Nga aksidenti janë plagosur lehtë dhe 2 nga katër pasagjerët që gjendeshin në mjetin me targa të Shkodrës, identitetet e te cileve nuk dihen ende.

Ndërkaq në vendgjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *