Përplasen dy anije në Kinë, 32 persona të humbur

Leda Hysa

Te paktën 32 persona janë zhdukur si pasoje e përplasjes se dy anijeve ne brigjet lindore te Kinës. Aksidenti mes një tankeri nafte te regjistruar ne Panama dhe transportuesit te mallrave Hong Kong “Kristal” shkaktoi një zjarr masiv ne bordin e anijes cisterne.

Tridhjete e dy marinarë nga anija panameze u zhduken.

Autoritetet thane se 30 prej tyre ishin iraniane dhe dy nga Bangladeshi.

Edhe transportuesi i mallrave u dëmtua nga përplasja, por ekuipazhi prej 21 personash është ne gjendje te sigurt, pasi u shpëtua nga anijet patrulluese te detit te Kinës Lindore.

Ndërkohë operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon për gjetjen e ndonjë te mbijetuari.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *