Përplasen dy makina, bllokohet trafiku te Rruga e Elbasanit

Dita

Përplasja e dy automjeteve ka shkaktuar probleme në qarkullim në Rrugën e Elbasanit mbrëmjen e së martës.

Trafiku është bllokuar për rreth gjysmë ore si pasojë e përplasjes së një “Audi” me një “Mercedes” pranë ambasadës italiane.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati viktima, ndërsa pas mbërritjes së Policisë Rrugore situata u rikthye në normalitet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *