Përplasen dy makina me të rinj, plagoset një 18-vjeçare

Dita

Një vajzë 18-vjeçare është plagosur pak pas mesnate në rrugën Fier-Daullas, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Burime zyrtare thonë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40.

Në aksident është përfshirë një automjet i tipit “Volkswagen” që drejtohej nga 18-vjeçari me iniciale D.M. dhe një makinë “Benz” që drejtohej nga 19-vjeçari me inicialet K.B.

Nga ky aksident ka mbetur e lënduar 18-vjeçarja S.H, e cila ndodhet momentalisht në spital nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht mësohet se të rinjtë po ktheheshin nga festa e Maturës.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *