Përplasen dy makina në Durrës, 4 të plagosur, shoferi në gjendje të rëndë

time

Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:15 në Sukth, të Durrësit. Mësohet se si pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur të plagosur katër persona.

Të plagosurit janë transportuar në spital, por ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 27.02.2021, në orën 19:15, në Sukth, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.B., rreth 55 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i mjetit tip “Renault”, shtetasi F. O., dhe pasagjerët në mjet shtetasit E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *