Përplasen dy makina në Fier, 2 të plagosur

Leda Hysa

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Burime për mediat bëjnë me dije se dy automjete, tip Ford dhe tip Skoda janë përplasur  me njëra-tjetrën, e për pasojë kanë mbetur të lënduar dy shoferët.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur shtetasit me iniciale; A.Xh dhe M.F.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe as gjendja shëndetësore e të plagosurve.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *