Vetëm pak minuta më parë, një aksident është shënuar në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Starovë.
deri tani, nga raportimet e para mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe nga përplasja e fortë janë krijuar dëme të shumta materiale në të dyja mjetet.
Sakaq, deri tani nuk raportohet se ka dëme në njerëz dhe sipas burimeve njëri prej drejtuesve të mjetit ka qenë i dehur dhe është larguar në këmbë.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
h.b/dita
