Përplasen dy makina në Vlorë, 5 të plagosur

Leda Hysa

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku kanë mbetur të plagosur disa persona. Aksidenti sipas informacioneve të para ka ndodhur në fshatin Peshkëpi të Vlorës, ku janë përplasur dy makina.

Sipas mediave informative, 5 persona të plagosur kanë mbërritur në Spitalin e Vlorës, dy prej tyre me lëndime të lehte, një në gjendje të rëndë dhe dy të tjerë me disa lëndime.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *