Përplasen dy makina, plagoset 2 vjeçarja dhe një 70 vjeçar

Dita

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në qytetin e Beratit, kanë mbetur të plagosur dy persona. Burime nga Policia e këtij qyteti bëjnë të ditur se të aksidentuarit janë një vajzë 2 vjeçare dhe një i moshuar rreth 70 vjeç.

Mësohet se automjeti me targa greke XTA 4418, që drejtohej nga shtetasi Algert Çela u përplas me një mjet tjetër tip “Nisan” me targa SK 1897 që drejtohej nga shtetasi me iniciale M.Z.

Sipas bluzave të bardha e mitura ndodhet në gjendje të rëndë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *