Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe mbi 70 të tjerë janë lënduar pasi një tren pasagjerësh Amtrak u përplas me një tren mallrash në Karolinën e Jugut mëngjesin e të dielës.
Trenat u përplasën rreth orës 2.35 të mëngjesit në Cayce të Karolinës së Jugut.
Në trenin e pasagjerëve ndodheshin 139 persona, ndërsa autoritetet vendase arritën në vendngjarje menjëherë pas përplasjes.
o.j/dita
