Përplasen makinat, të paktën 3 të plagosur në Elbasan

Leda Hysa

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin Elbasan – Peqin.

Sipas informacioneve të policisë aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Gjocaj dhe janë përfshirë dy mjetë dhe një person me biçikletë.

Nga aksidenti janë plagosur 3 persona të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak i policisë

Në aksin rrugor Elbasan – Peqin, tek kryqëzimi i fshatit Gjocaj, janë përplasur dy mjete si dhe është përfshirë dhe një person me biçikletë, për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, për ndihmën mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje e dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *