Përplasen makinat, vdes kalimtari 84-vjeçar

anazapta

Një aksident rrugor i ka marrë jetën një personi sot në mesditë në aksin Levan-Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Buzëmadh, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, është aksidentuar për vdekje një kalimtar i rastit.

Përplasja ka qenë fatale për kalimtarin, i cili po kalonte rrugën bashkë me gomarin e tij, në momentin e përplasjes së makinave. Sipas policisë, viktima është Veli Koçia, 84 vjeç.

Policia bëri të ditur se si pasojë e aksidentit është plagosur lehtë njëri prej drejtuesve të mjeteve, një person me shtetësi italiane.
Pritet që ekspertiza të zbardhë shkaqet e aksidentit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *