Përplasen me punonjësit e policisë, pranga 3 personave

Elton Tafaruci

3 persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit.

Ata janë Altin Patok, 41 – vjeç, Arber Fejzulla, 31 – vjeç dhe Blenard Fejzulla, 36 – vjeç, të tre banues në Fier.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, ndalimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë shkuar në I.E.V.P. Fier, ku janë përplasur e kanë ofenduar me fjalë fyese stafin e Policisë së Burgut.

Po ashtu, ata kanë kundërshtuar me forcë veprimet e punonjësve të policisë.

Mbi 3 të arrestuarit rëndon akuza për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shteterore ose një shërbim publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të kryera në bashkëshpunim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *