Përplasen dy motorë, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë

Saimir Lleshi

Një i ri gjeti vdekjen në një aksident rrugor. Policia e Korçës bëri me dije se viktima është shtetasi Veip Kena, 55-vjeç, i cili në momentin e ngjarjes po drejtonte një motor pa targa.

Ai gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u përplas nga një tjetër motor në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Sheqerasit” në aksin dytësor Drithas-Rrëmbec.

Nga ngjarja janë aksidentuar edhe shtetasit Mikel. T dhe D.T, 27 vjeç, banues në Rrëmbec-Korçë, (ky i fundit pasagjer tek mjeti “Kawaski”), të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Korçë , në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit tip motor “Kawaski”, shtetasin Mikel T. 30-vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *