Përplasen pesë automjete në Elbasan, lëndohen dy fëmijë

J L

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Papër-Elbasan në afërsi të fshatit Vidhas, orët e pasdites të së dielës.

Në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe deri tani fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje për të bërë ekspertizën e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë një manovrim i gabuar i njëri prej drejtuesve të automjeteve, çka solli përplasjen ne seri të makinave.

Në spital janë transportuar dy fëmijë të moshës 12-15 vjeç të cilët kanë lëndime të lehta.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *