Në sesionin e 60-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-së i cili këtë vit po mbahet në Hagë është zhvilluar një polemikë mes delegacionit të Serbisë dhe të Shqipërisë në lidhje me ushtrimet e përbashkëta ushtarake të Serbisë dhe Rusisë, raporton Koha net.
Shefi i Kuvendit kombëtar të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-së Dragan Shormaz ka ndërhyrë në fjalimin e shefes së delegacionit të Parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, pyeti sekretarin e përgjithshëm Stoltenberg për stërvitjet e përbashkëta të forcave të armatosura të Serbisë dhe Rusisë dhe vërtetësinë e pretendimeve se Rusia ndihmon forcat e armatosura serbe.
Me këtë rast shefi i delegacionit serb Dragan Shormaz theksoi se kolegët nga Parlamenti i Shqipërisë nuk posedojnë informacione të sakta për këto aktivitete të Serbisë dhe Rusisë.
“‘Kjo është një përgatitje për stërvitje të përbashkëta ushtarake mes Serbisë dhe SHBA-së’, tha Shormaz”, njoftojnë nga Parlamenti i Serbisë.
Gjatë sesionit vjetor të AP të NATO-s, në seancën plenare të pranishmëve iu është drejtuar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pas fjalimit të së cilit parlamentarët patën mundësi të shtojnë pyetje dhe komente.
Stoltenberg tha se Serbia është shtet sovran e cila vendos vetë për bashkëpunimet me vendet e tjera dhe se për NATO-n rajoni i Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm, kështu që në këtë drejtim bashkëpunimi me Serbinë është me rëndësi të madhe.
Në Serbi, në fushën e trajnimit në Nikinci, më 14 nëntor të këtij viti, u zhvillua një stërvitje e përbashkët ushtarake të Ushtrisë serbe dhe Forcave të Armatosura të Federatës Ruse në të cilën morën pjesë më shumë se 400 ushtarë.

Po luan patrioten zhelja por esht von mbasi ju lepit serbeve mbi 20 vjet.